Skip to content

Në vitin 2021 hyn në fuqi kompensimi për të papunët mbi 60 vjeç

Ndonëse ai hyn në fuqi në vitin 2021, Këshilli Federal ende nuk ka përcaktuar datën e saktë të fuqizimit

Ndër risitë që sjell viti i ri 2021 në Zvicër është edhe ligji për përfitimet para-pensionale, transitore të personave të papunë, që kanë arritur moshën 60 vjeçare.

Meqenëse referendumi kundër ligjit të ri mbi përfitimet para-pensionale nuk u votua, nuk ka më asnjë pengesë në rrugën e realizimit të tij në vitin 2021, shkruan blick.ch. Por, Këshilli Federal ende nuk ka përcaktuar datën e saktë të hyrjes në fuqi, transmeton albinfo.ch.

Të gjithë ata që  janë përjashtuar (pasi e kanë konsumuar atë) nga sigurimi i papunësisë pas 60 vjetorit të lindjes, kanë të drejtën e një përfitimi transitor derisa të arrijnë moshën e pensionit të pleqërisë.

Për këtë, duhet të plotësohen disa kushte, duke përfshirë një periudhë minimale sigurimi në AHV (fondi pensional i moshës dhe trashëgimisë) prej 20 vjetësh, nga të cilat 5 vjet pas mbushjes së moshës 50 vjeçare, përcjell albinfo.ch. Për më tepër, pasuritë e personit në fjalë duhet të jenë më pak se 50,000 franga (100,000 franga për çiftet e martuara).

Përfitimi i tillë transitor, ashtu sikurse edhe përfitimet shtesë (Ergänzungs Leistungen, EL), bazohet në shpenzimet e njohura dhe të ardhurat e marrësit. Por, shuma është e kufizuar në 2.25 herë sasinë për nevojat e përgjithshme të jetesës për EL, d.m.th. H. në 43,762 franga në vit për personat beqarë dhe 65,644 franga për çiftet e martuara.