Kapen edhe 14 emigrantë në fshatin Vaksincë të Maqedonisë së Veriut, afër brezit të gjelbër kufitar me Serbinë.
Sipas burimeve të MPB-së, mbrëmë për dy orë policia ka kryer kontroll në shtëpinë dhe ambientet e tjera të një personit me dyshimin e bazuar për trafikim me njerëz.
Gjashtë prej emigrantëve ishin nga India, ndërsa pjesa tjetër ishin nga Pakistani dhe Afganistani. Emigrantët janë dorëzuar në Qendrën e pranimit në Tabanocë. Me urdhër gjyqësor paraprakë policia ka arrestuar të dyshuarin B.A. 44 vjeç, përcjell albinfo.ch.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i dyshuari do t’i dorëzohet Prokurorisë Themelore në Kumanovë, ku edhe pritet t’i caktohen masat e kujdesit.
Edhe të shtunën e kaluar, në Vaksincë policia gjeti 81 emigrantë, në mesin e të cilëve 19 ishin të moshës së mitur, të cilët ishin të strehuar në objektin e të dyshuarit N.A. i cili edhe ishte arrestuar.