Pandemia e koronavirusit e goditi fort Gjermaninë, me rënien më të madhe të punësimit që nga ribashkimi i dy Gjermanive në tremujorin e dytë të këtij viti, përcjell albinfo.ch.
Sipas Zyrës Gjermane të Statistikave, rreth 44.7 milion njerëz ishin të punësuar në Gjermani në tremujorin e dytë. Krahasuar me tremujorin e parë, punësimi ra me 618 mijë vende pune ose 1.4 për qind.
Ajo që është edhe më e keqe për gjermanët, pritjet janë se kriza do të zgjasë, përcjell albinfo.ch. Kompanitë presin që masat për të kufizuar jetën publike të imponuar nga epidemia e koronavirusit, e cila prish prodhimin, transportin dhe furnizimin e produkteve, të zgjatet për të paktën tetë muaj të tjerë.