Produktet serbe nëpër qendrat kryesore tregtare në vend dhe nëpër markete të vogla janë duke u pakësuar.
Kjo ka ndodhur sidomos pas mbylljes së dy pikave kufitare në veri të Kosovës, ku njëra është djegur nga huliganët serbë.
Duke e parë situatën e krijuar në veri të Kosovës dhe sjelljes së huliganëve serbë atje, qytetarët e Kosovës masivisht kanë nisur të bojkotojnë prodhimet serbe.
Madje, disa nga ta në mënyrë simbolike kanë organizuar aksion për bojkotimin e tyre, duke i djegur ato, shkruajnë mediat e vendit.
Importues të produkteve serbe në Kosovë kanë bërë të ditur se janë në fund të rezervave që i kanë pasur në depot e tyre.