Ambasada e Republikës së Shqipërisë Bernë ka njoftuar se më 20 shkurt 2020 në Tiranë do të organizojë “Takimin e Mjekësisë në Diasporë”, përcjell albinfo.ch.
Takimi ka për qëllim rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit me diasporës shqiptare.
Ky është njoftimi i plotë:
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë, ju informon se Agjencia Kombëtare e Diasporës, me mbështetje të ministrit të Shtetit për Diasporën dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të organizojnë në Tiranë “Takimin e Mjekësisë në Diasporë”, më 20 shkurt 2020.
Ky takim ka për qëllim rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit me diasporën shqiptare, promovimin e vlerave të saj në fushën e shëndetësisë dhe nxitjen e bashkëpunimit mes mjekëve në diasporë e mjekëve në Shqipëri, lidhur me shkëmbimin e eksperiencave dhe arritjeve në fushën e shëndetësisë.
Ftohen të gjithë të interesuarit të kontaktojnë me Ambasadën në adresën embassy.bern@mfa.gov.al.