Në kantonin italishtfolës të Tesinësështë formuar një komitet i pavarur nga partitë, për të nxjerrë në referendum iniciativën për ndalimin e veshjes islamike që mbulon gjithë trupin -burka. Komiteti, siç njofton drs.ch, ka mbledhur mnbi 10.000 nënshkrime të cilat i ka deponuar në zyrën përkatëse në Bellinzona.
Por, para se të vendoset nëse do të mbahet votimi ose jo, duhet së pari të numërohen dhe verifikohen nënshkrimet e grumbulluara.
E veçanta e kësaj iniciative është se ajo nuk drejtohet vetëm kundër burka-s dhe veshjeve tjera “maskuese” islamike. Ajo synon gjithashtu edhe ndalimin e maskimit për huliganët sportivë dhe demonstruesit e dhunshëm.