Skip to content

Në Suedi do të mbahet një seminar për gjuhën shqipe

Në Suedi pritet të mbahet një konferencë dhe seminar për gjuhën shqipe dhe mësimin plotësues, përcjell albinfo.ch. Nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjikë në Kosovë kanë njoftuar se ky aktivitet po organizohet në bashkëpunim me Lidhjen  e Shoqatave Shqiptare ”Iliria” në Suedi, Lidhjen e Arsimtarëve Shqiptarë ”Naim Frashëri” në Suedi, MASHT-in e Kosovës, SHLP-në […]

Në Suedi pritet të mbahet një konferencë dhe seminar për gjuhën shqipe dhe mësimin plotësues, përcjell albinfo.ch.

Nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjikë në Kosovë kanë njoftuar se ky aktivitet po organizohet në bashkëpunim me Lidhjen  e Shoqatave Shqiptare ”Iliria” në Suedi, Lidhjen e Arsimtarëve Shqiptarë ”Naim Frashëri” në Suedi, MASHT-in e Kosovës, SHLP-në e Cyrihut dhe NBV.

“Qëllimi i konferencës dhe seminarit është të mbajë gjallë frymën edukuese të mësuesve të gjuhës amtare, t’i rritë dijet e tyre për mësimdhënien dhe relacionin ndërmjet nxënësit-prindit-mësuesit, si dhe ndërmjet gjuhës shqipe-suedeze dhe ndonjë gjuhe të tretë a të katërt”, thuhet në njoftimin e MDIS-it.

Ndërkaq, ende nuk është njoftuar në detaje se kur dhe ku saktësisht në Suedi do të mbahet ky aktivitet.