Presidenti Donald Trumo, këtë fundjavë do të qëndroj në Skoci.
Mijëra persona kanë dalë nëpër rrugë në shenjë protestë për vizitën e Trump, shkruajnë mediat amerikane, përcjell Albinfo.ch.
Sipas vlerësimeve policore, para Parlamentit të Skocisë në Edinburgh në fillim të demonstratave janë mbledhur rreth 3 mijë persona.
Grupet antifashiste dhe aktivistë politikë u janë bashkuar protestuesve, të cilët pohojnë se asnjëherë nuk kanë qenë në demonstrata.
Duke ngritur shumë afishe kundër Trumpit, marshi do të kalojë konsullatën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilën e mbrojnë forca të mëdha të sigurisë.
Trump kalon fundjavën në Skoci larg syve të opinionit. Ai do të qëndroj në pushimoren e tij në Turnberry, në perëndim të vendit, në prag të takimit me presidentin rus, Vladimir Putin, më 16 korrik në Helsinki.