Ukraina mund ta fillojë në shtator eksportimin e grurit nga korrja e këtij viti, ka thënë zëvendësministri i Bujqësisë i Ukrainës, Taras Vysotsky, raporton Albinfo.ch.
Ai tha se marrëveshja e re mund të rrisë dërgesat e grurit në mes 3 dhe 3.5 milionë tonë në muaj.
Kjo deklaratë vjen pas një marrëveshjeje historike të ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB-ja. Një anije që transportonte grurë ukrainas u largua nga porti i Odesës në fillim të kësaj jave.
Lufta në Ukrainë ka kontribuar në një krizë globale ushqimore, pasi gruri dhe drithi ukrainas nuk kanë mundur të largohen nga vendi./Albinfo.ch