Sipas statistikave të fundit të Bankës Botërore, numri i të punësuarve në vend llogaritet mbi 1.2 milion, ndërsa papunësia ra në 11.5%.
Kryeministri Edi Rama në profilin e tij zyrtar publikoi një grafik, sipas të cilit tregohet një paraqitje e statistikave të punësimit në vend.
Sipas raportit të Bankës Botërore, në Shqipëri janë të punësuar mbi 1.2 milionë persona, kur në vitin 2013 numri i të punësuarve llogaritej rreth 995 mijë.
Numri i vendeve të reja të punës në bazë të të dhënave të Bankës Botërore rezulton të jetë 274.453 më i lartë në 2019, krahasuar më 2013.
Papunësia, sipas të dhënave të publikuara, ka rënë nga 17% në vitin 2013, në 11.5% në vitin 2019, përcjell albinfo.ch.
