Besimtarë të shumtë të fesë islame në Maqedoni, ishin mbledhur në Xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup për ta falur Kurban Bajramin apo siç njihet ndër shqiptar Bajramin e Vogël. Nëmesin e shuamë besimtarëve ishin dhe kryeministri maqedonas, Zoran Zaev dhe kryeparlamentari Talat Xhaferi
Në hytben e Bajramit të cilën në emër të kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, e lexoi një nxënës i medresesë “Isa Beu” në Shkup, theksi u vendos te paqja dhe harmonia në këtë ditë festive.
“Ju ftoj ti gëzoheni kësaj feste, kësaj dite e cila shënon vullnetin dhe gatishmërinë tonë për të sakrifikuar në emër të krijuesit tonë, Allahut fuqiplotë”, u tha mes tjerash në mesazhin e Rexhepi.
“Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ju uroj Kurban Bajramin me shpresë se edhe Bajrami i ardhëshëm do të na gjej të bashkuar në rrugën e drejtë dhe në rrugën e Zotit”, tha kryeparlamentari Xhaferi në urimin e tij.
Kurse kryeministri Zoran Zaev i pranishëm në xhaminë qendrore në Shkup, tha se veçoritë e Kurban Bajramit si një festë e solidaritetit, familjes dhe ndihmës së ndërsjellë, e bëjnë këtë festë të madhe.
“Pikërisht nga respekti për këtë festë të madhe, jam këtu pranë jush, me besimtarët në mënyrë që ta zgjerojmë edhe më tutje bukurinë e tij. Unë besoj se në shpirtin e humanizmit dhe miqësisë do të qëndrojmë të bashkuar dhe si të tillë ta ndërtojmë Republikën e Maqedonisë si një shoqëri për të gjithë”, tha kryeministri Zaev.