Për nder të arbëreshëve të Italisë, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë është mbajtur një koncert, shkruan albinfo.ch.
Ky koncert, që u organizua nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, u mbajt në kuadër të “Ditët e Arbëreshëve” në Kosovë.
Në koncert performuan edhe dy grupe arbëreshe, “Shpirti arbëresh” dhe grupi folklorik i shoqatës “Proloko Arberia Lungro”.
Nga MDIS kanë thënë se ata sollën në Prishtinë copëza jete të arbëreshëve të Italisë. Po ashtu, arbëreshët parakaluan me veshjet e tyre tradicionale.
Në këtë koncert performoi këngëtari Denik Prizreni, si dhe Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”.