Është arrestuar një person në Prishtinë pasi që dyshohet se i njëjti ka tentuar ta shesë votën e tij.
I dyshuari për këtë rast sipas policisë, para dy ditëve, në një web faqe ka postuar shitjen e votës së tij, përcjellë albinfo.ch
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.