Shqiptarët nëpër botë çdo herë e më shumë po e shfaqin identitetin kombëtar dhe traditat shqiptare përmes organizimeve të ndryshme.
Siç njofton Agjencia Kombëtare e Diasporës, një aktivitet me karakter të tillë e ka mbajtur edhe shoqata “Poloni-Shqipëri” në Ciechocinek.
Në këtë qytet është organizuar “Pranvera shqiptare”, përcjell albinfo.ch.
“Shoqata Poloni-Shqipëri ka zhvilluar aktivitetin “Pranvera shqiptare” në Ciechocinek, Poloni. Në këtë aktivitet ishte e pranishme Prof. Irena Sawicka, themeluese e Katedrës së Ballkanistikës në Universitetin “Nikola Kopernikus” në Toruń. Pjesë e saj është edhe Katedra e Gjuhës Shqipe”, thuhet në njoftimin e AKD-së.
Fotografi gjatë aktivitetit:


