Pritje të gjata ka pasur në kufirin e Merdarit, për të lëshuar vendin.
Qytetarët që po kalonin kufirin për të dalë nga Kosova janë përballur me mbi dy orë vonesa, edhe pse mbërritja e tyre në kufi ka qenë e hershme.
Sipas Qendrës për menaxhimin e pikave kufitare, pritjet në pikë kalimin në Merdar po zgjasin deri në tri orë, përcjell albinfo.ch.
Në këtë pikë, për të hyrë në Kosovë duhen një orë e tridhjetë minuta, kurse për të dalë duhen më shumë se dy orë.