Inaugurimi i rrugës “Isa Boletini Way” në Nju Jork është një përkujtim dhe krenari për komunitetin shqiptaro-amerikan, transmeton albinfo.ch.
Në datën 30 nëntor 2025, në zonën Staten Island në Nju Jork do të bëhet inaugurimi zyrtar i rrugës që do të emërtohet “Isa Boletini Way” — në kryqëzimin midis Father Capodanno Boulevard dhe Seaview Avenue.
Nisma për këtë emërtim është rezultat i përpjekjeve të komunitetit shqiptaro-amerikan — veçanërisht e Albanian American Association of Staten Island, me mbështetjen e disa organizatave të tjera, si Vatra – Pan Albanian Federation.
Sipas organizatorëve, rruga me emrin e heroit tonë kombëtar do të jetë “menjëherë afër” rrugës që tashmë mban emrin e një figure tjetër të rëndësishme për shqiptarët — Ismail Qemali Road, duke krijuar një “lagje shqiptare” me emra që nderojnë historinë tonë. /Albinfo.ch