Shoqata “Gjergj Kastrioti” Zvicër, në bashkëpunim me Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, dhe nën patronatin e Konsullit të Republikës së Kosovës, Vigan Berisha organizojnë ekspozitën artistike “Nëntori i Parë”.
Ngjarja organizohet me rastin e Festave të Nëntorit dhe i kushtohet Kryeheroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
Përmes kësaj ekspozite, synohet të përkujtohet dhe të nderohet figura madhështore e Skënderbeut, si dhe të reflektohet, përmes artit, ndjenja e lirisë, bashkimit dhe krenarisë kombëtare që përfaqëson ky muaj historik për shqiptarët kudo në botë.
Data: 15 nëntor 2025
Vendi: Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih
Adresa: Eugen-Huber-Strasse 19A, 8048 Zürich
Pritja e mysafirëve: nga ora 19:00
Fillimi i programit: në ora 19:30
Për më shumë informata:
facebook.com/share/1Jj5pU1X4R/
gjergj@kastrioti.ch
www.kastrioti.ch
