Bashkimi nuk do të udhëtojë në Bullgari për ndeshjen me Rilskin në kuadër të Ligës Ballkanike. Vonesa për pajisje me viza të basketbollistëve kosovarë është arsyeja e shtyrjes së këtij takimi.
Në fillim të këtij muaji, Bashkimi u takua me Rilskin në Prizren, ndeshje që u fitua lehtë nga skuadra bullgare. Prizrenasit renditen të parafundit në tabelë, me 7 pikë, pas pesë ndeshjesh.
Bashkimi është skuadra e vetme kosovare në edicionin e sivjetmë të Ligës Ballkanike.