Ndeshja Kosovë-Zvicër në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”, ka filluar në stadiumin Fadil Vokrri, në Prishtinë.
Në minutën e 14-të, Zvicra ka kaluar në epërsi pasi ka shënuar Remo Freuler. Ai u asistua nga Edimilson Fernandes.
Kosova vjen në këtë ndeshje të pestë të grupeve pa fitore me tri barazime dhe një humbje, ndërsa në anën tjetër, Zvicra vjen si lider i grupit me tri fitore dhe një barazim.