Gjithçka nisi në mëngjes, kur policia e konstatoi shqiptarin në pyllin e Oleggios, ku ishin angazhuar për të monitoruar trafikun e drogës përgjatë kufirit të gjelbër.
Duke qenë se shqiptari ishte fytyrë e njohur për policinë, ata e ndoqën pas deri sa mbërriti në zonën e Gorlas në Milano dhe aty më pas ndërhynë dhe e arrestuan.
Gjatë kontrollit atij ju gjetën 40 mijë euro heroinë e mbështjellë në dy pako me peshë 1 kg e 300 gram, 25 gram kokainë dhe 400 euro cash, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.