Në mes të krizës së koronavirusit, ku të gjitha shtetet e botës janë duke u përballur me krizën ekonomike që ka krijuar pandemia, duket se dy të rinjve shqiptarë nuk u ka bërë përshtypje. Ata me punën dhe përkushtimin e tyre kanë hapur një biznes të ri në Lubjanë të Sllovenisë, shkruan albinfo.ch.
Sipërmarrësit e rinj, Ylberi dhe Selimi, nga Tetova, guxuan dhe çelën biznesin e tyre në qytetin e Lubjanës. Falë investimit dhe angazhimit të tyre, tashmë “Vero Moda” është edhe në kryeqytetin slloven.
Ata mbajtën edhe një ceremoni të hapjes së dyqanit të tyre, për të shënuar fillimin e biznesit dhe duhet theksuar se krahas pjesëmarrësve të tjerë, ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Ambasadës të Shqipërisë në Slloveni, shkruan albinfo.ch.






