Zgjedhjet lokale në Maqedoni do të mbahet më 15 tetor, por partia maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE, ka kërkuar që të mbahet edhe referendumi për ngritjen e kampeve për migrantët. Qytetarët do të tregonin vullnetin e tyre nëse janë pro, ose kundër kampeve për refugjatë.
VMRO-DPMNE, drejton komunat siç është ajo e Manastirit, Kavadarit, Shtipit si dhe disa komuna të Shkupit.
Këto vendime ndërmerren edhe kundrejt demanteve të vazhdueshme nga ana e Qeverisë së Maqedonisë se nuk planifikon të ngreh kampe për migrantët të cilët do të qëndronin për një kohë më të gjatë në Maqedoni, raporton “Evropa e Lirë”.
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se përkrah idenë e mbajtjes së referendumeve për të demaskuar gënjeshtrat me të cilat shërbehet VMRO-DPMNE, përcjell albinfo.ch.