Artistja e njohur jo vetëm që po korr sukses me dëgjueshmëri në platforma digjitale, por edhe me fitimin e çmimeve të shumta.
Ndërkohë, bukuroshja tashmë është duke u përgatitur për figurën e tretë në “Madame Tussauds”.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, teksa shihej e rrethuar me aparate.
“Figura ime e tretë e dyllit në Madame Tussauds. Ja një ilustrim nga prapaskena, ku artistët e studios morën më shumë se 200 matje për figurën time të qytetin e Nju-Jorkut që do të arrijë më vonë këtë vit”, ka shkruar ajo në përshkrim.
