Ndonëse gjasat për shpëtim nga tërmeti shkatërrues në Turqi e Siri janë gjithnjë e më të vogla, gjatë ditës së sotme pas 132 ore rej kur ndodhi tërmeti është shpëtuar edhe një 4 vjeçare, përcjell albinfo.ch.
Ekipet e shpëtimit nxorën vogëlushen Sengul Karabacak nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Gaziantep, një nga rajonet e goditura nga dy tërmetet, që janë cilësuar si fatkeqësia e shekullit.
Vajza e vogël u dërgua me ambulancë në spital.
Në rrënoja po vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit.
Tërmetet u ndjenë në disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin, dhe kanë shkaktuar deri tani mbi 28 000 viktima