Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, së bashku me diplomaten Arta Qehaja, morën pjesë në shënimin e përvjetorit të 10-të të “Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë” në Londër, përcjell albinfo.ch.
Gjatë këtij eventi, ambasadori Kapiti mbajti një fjalim, ku shprehu mirënjohje për suksesin e shoqatës dhe kontributin e saj të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve profesionale dhe kulturore në Mbretërinë e Bashkuar. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e iniciativave që promovojnë drejtësinë dhe mbështesin zhvillimin e mëtejshëm të shoqërisë./Albinfo.ch
