Në Camp Adazi të Letonisë janë bërë homazhe për të nderuar ushtaren Zarife Hasanaj, e cila dje humbi jetën në krye të detyrës.
Zarife Hasanaj ishte efektivja e Forcave të Shqiptare, e cila humbi jetën si pasojë e shpërthimit të një mine në Poloni, shkruan albinfo.ch.
Ndërkaq, gazeta “Illyria” ka raportuar se në këtë ceremoni mori pjesë gjithë kontingjenti shqiptar në grup-batalionin e NATO-s në Letoni dhe përfaqësuesi ushtarak shqiptar në NATO.