Në Kinemanë e Qytetit të Vitisë dje është shfaqur filmi “Zvicra” në kuadër të aktiviteteve që po i organizon Ambasada e Zvicrës në Kosovë, për nder të Javës së Frankofonisë.
Pjesëmarrës në shfaqjen e këtij filmi ishin edhe zv.shefja e Misionit, Anita Schüchter Roth dhe zv. kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, të cilët kanë mbajtur nga një fjalë rasti, përcjell albinfo.ch.
Në shfaqjen e këtij filmi që flet mbi shqiptarët në Zvicër, përpos qytetarëve vitias kanë marrë pjesë edhe mësimdhënës të gjuhës frënge së bashku me nxënësit e tyre.
Pas shfaqjes së këtij filmi, përfaqësuesit e ambasadës kanë shpërndarë për shikuesit edhe disa broshura që ndërlidhën me Javën e Frankofonisë.
Përndryshe, përfaqësuesit e ambasadës kanë vizituar edhe sheshin ish-Presidenten e Konfederatës së Zvicrës, “Micheline Calmy-Rey”, që gjendët në Viti.

