Vetëm deri në prill të këtij viti janë mbyllur shumë biznese në Kosovë. Të dhënat vijnë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), ministri e udhëhequr nga Mimoza Kusari-Lila (AKR), e cila, kur e mori postin, premtoi lehtësira në hapjen dhe zhvillimin e bizneseve.
Kreditë e larta dhe bllokadat tregtare janë shqetësuese bizneset, ndërkaq, sipas statistikave të MTI-së, gjatë vitit 2010 janë regjistruar 7629 biznese të reja, ndërsa gjatë po këtij viti janë mbyllur hiq më pakë se 1380 biznese.
Zëdhënësi i MTI, Bajram Shala, ka thënë se statistika edhe për katër muajt e parë të vitit 2011, tregojnë se që nga janari i këtij viti deri në prill janë hapur 2829 biznese, ndërsa po në të njëjtën periudhë janë mbyllur 282 biznese.