Skip to content

Në Kosovë, licensohen edhe 11 laboratore private të tjera për kryerje të testeve serologjike

Në Kosovë, licensohen edhe 11 laboratore private të tjera për kryerje të testeve serologjike e këtë gjë e ka bërë të ditur, Ministria e Shëndetësisë. Përmes këtyre testeve, një person e kupton nëse është prekur në të kaluarën me koronavirus, apo nëse ka krijuar anti-trupa ndaj tij. Në të gjithë territorin e Kosovës deri më […]

Në Kosovë, licensohen edhe 11 laboratore private të tjera për kryerje të testeve serologjike e këtë gjë e ka bërë të ditur, Ministria e Shëndetësisë.

Përmes këtyre testeve, një person e kupton nëse është prekur në të kaluarën me koronavirus, apo nëse ka krijuar anti-trupa ndaj tij.

Në të gjithë territorin e Kosovës deri më tani janë licencuar 98 laboratorë për kryerje të testeve serologjike dhe virologjike për sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.

MSH-ja ka njoftuar se laboratorët e licencuar gjenden në Skenderaj, Gjilan, Fushë-Kosovë, Pejë, Graçanicë, Mitrovicë, Ferizaj, Kaçanik, Obiliq e Prishtinë.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka raportuar për 12,547 të infektuar me këtë virus, e që deri më tani 8,657 pacientë janë shëruar, derisa aktualisht janë 3,410 raste aktive, përrcjell albinfo.ch