Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar sot se nga gjithsej 459 mostra të marra rezultojnë 103 raste pozitive me Covid-19.
Sipas institutit, numri total i rasteve pozitive është 5.472 raste nga 30.005 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 124 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
“Më datë 16 korrik 2020 janë shëruar 95 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.640 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.708”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Më së shumti raste të të infektuarve vazhdon të ketë Prishtina.