Skip to content

Në Kosovë arrestohen tetë persona për kontrabandë me emigrantë

Janë evidentuar 35 persona të cilët ishin viktima të këtij grupi. Për një person të kontrabanduar fitonin nga 3000-3500 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tetë persona nën dyshimin e bazuar për krim të organizuar-kontrabandim me emigrantë, bën të ditur ‘Asociated Press’.

 

Ky aksion është ndërmarrë në bashkëpunim me si vende si Hungaria, Kroacia, Sllovenia dhe Italia dhe në përkrahje të EUROPOL-it, përcjell albinfo.ch.

 

Ky grup kriminal kontrabandonte emigrantë kosovarë të moshës së mitur, destinacion i të cilëve ishte më së tepërmi Italia.

 

Janë evidentuar 35 persona të cilët ishin viktima të këtij grupi. Për një person të kontrabanduar fitonin nga 3000-3500 euro. Për të kryer këtë veprimtari të dyshuarit nga qytetet e Kosovës përmes Serbisë, Hungarisë, Sllovenisë deri në Itali, zakonisht shfrytëzoheshin veturat e tyre ose edhe lidhje tjera si taksi dhe autobus.