Skip to content

Në “kopshtin shtëpiak” të kosovarit sekuestrohet drogë me vlerë prej 80,000 CHF

Policia ka gjetur bimë kanpi të korrur dhe mbi tetë kilogramë marihuanë. Sipas vlerësimeve fillestare, vlera e shitjes së drogës duhet të jetë mbi 80,000 CHF

Në Olten (Solothurn) me rastin e një kontrolli të bërë në një shtëpi është gjetur marihuanë e kultivuar në ambient të mbyllur, transmeton albinfo.ch. Me këtë rats janë sekuestruar më shumë se tetë kilogramë drogë e tipit të përmendur, njofton Polizeinews.ch, duke ju referuar burimit të lajmit, Policisë Kantonale të Solothurnit.

Bazuar në hetimet e policisë, Policia Kantonale e Solothurnit kreu një kontroll shtëpie në Olten javën e kaluar nën dyshimin për shkelje të ligjit për narkotikët.

Në banesën e përmendur, policia ka gjetur bimë kanpi të korrur dhe mbi tetë kilogramë marihuanë. Sipas vlerësimeve fillestare, vlera e shitjes së drogës së sekuestruar duhet të jetë mbi 80,000 CHF.

Është arrestuar i dyshuari, një kosovar  30-vjeçar, me banim në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Ambienti i brendshëm i ku është gjetur bima dhe droga e gatshme, është çmontuar dhe do të shkatërrohet bashkë me drogën.

(Foto: Kapo Solothurn)