Më tetë shkurt, të gjithë të regjistruarit për votim jashtë Kosovës do të mund të votojnë fizikisht në ambasadat dhe konsullatat nëpër botë.
Përfaqësitë diplomatike në të cilat do të organizohet procesi i votimit më 8 shkurt 2025 janë:
Gjermani (Berlin – ambasadë; Frankurt – konsullatë; Duseldorf – konsullatë; Munih – konsullatë; Shtutgart – konsullatë; Hamburg – konsullatë);
Zvicër (Bernë – ambasadë; Gjenevë – konsullatë; Cyrih – konsullatë);
Mbretëri e Bashkuar (Londër – ambasadë);
Belgjikë (Bruksel – ambasadë);
Austri (Vjenë – ambasadë);
ShBA (Washington – ambasadë; New York – konsullatë);
Francë (Paris – ambasadë; Strasbourg – konsullatë);
Itali (Romë – ambasadë; Milano – konsullatë);
Kanadë (Otavë – ambasadë; Toronto – konsullatë);
Turqi (Stamboll – konsullatë);
Norvegji (Oslo – ambasadë);
Slloveni (Lubjanë – ambasadë);
Suedi (Stokholm – ambasadë);
Danimarkë (Kopenhagë – konsullatë);
Kroaci (Zagreb – ambasadë);
Holandë (Hagë – ambasadë);
Çeki (Pragë – ambasadë);
Hungari (Budapest – ambasadë); dhe
Maqedoni e Veriut (Shkup – ambasadë).