Në kërkimet e para disa viteve, ashtu edhe tani, në Zvicër po gjinden disa kocka dinosaurësh, njofton albinfo.ch.
Raportohet se së fundmi, kockat e dinosaurëve u gjetën në Frick, pjesë e kantonit Argau.
Thuhet se gjetja e tyre u bë gjatë rinovimit të rrugës kantonale në Kaistenberg.

Lidhur me këtë, ekipi i ekspertëve tregojnë se ata gjetën kocka të këmbëve, brinjët, rruazat dhe kockat e gjymtyrëve të sipërme.
Kockat ishin të llojit, plateosaurus, ndër dinosaurët e parë që ishin trup mdhenjë afro 8 metra i gjatë dhe peshonte rreth 700 kg. Thuhet se fosilet e tij janë gjetur në të paktën 50 vende të ndryshme në Evropë. /Albinfo.ch