Ngjarja ka ndodhur në Velganna të Italisë, ku 34-vjeçari Fran Marku ka mbetur i vdekur pas një aksidentit të rëndë automobilistik.
Makina me të cilën po udhëtonte shqiptari, ka devijuar nga rruga duke u përplasur me trafikndarësen. Nga përplasja e fortë, shqiptari ka humbur jetë. Në makinën e tij ishte edhe një fëmijë, por fatmirësisht ai ka shpëtuar.