Policia Financiare Guardia di Finanza njoftoi të enjten se kishte zbuluar njerëz që shesin maska për fytyrën deri në 5,000 € copë, transmeton Telegrafi, përcjell albinfo.ch
Përveç që janë të fryra në çmime në nivele të jashtëzakonshme, shitësit në internet pohojnë se produktet e tyre ofrojnë “mbrojtje të plotë” kundër coronavirusit.
Pas shpërthimit të epidemisë së coronavirusit, njerëzit në disa pjesë të Italisë kanë blerë maskat e fytyrës dhe xhel anitibakterial për duar me çmime tepër të larta.
Në një konferencë shtypi në Romë, Ministri i Jashtëm Luigi di Maio tha se qeveria po konsideronte miratimin e masave për uljen e çmimeve, por gjithashtu theksoi se shumica e njerëzve nuk kishin nevojë për maska.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) thotë se maska duhet të vishen vetëm në rast të kontaktit të rregullt me persona të infektuar dhe duhet të vishen nga ata që kolliten.