Skip to content

Në Holandë nuk ka azil për shqiptarët

Holanda ka vendosur t’i kthej azilantët shqiptarë me një aeroplan çarter.

Azilkërkuesit shqiptarë bllokojnë kuotat për refugjatët që vijnë nga vendet e luftës në Lindjen e Mesme.

„Shqiptaret bllokojnë sistemin e azilit për azilantët në nevojë nga vendet e luftës, siç janë sirianët dhe irakianët.“,  thuhet në arsyetimin e autoriteteve holadeze, përcjell albinfo.ch.

Sipas autoriteteve kthimi i azilkërkuesve shqiptarë është një mesazh që në Holandë nuk ka azil.

Mediat në Tiranë bëjnë të ditur se nesër për herë të parë në historine e Holandës një avion charter do të niset për të kthyer azilkërkuesit e refuzuar.

Bëhet fjalë për një avion me azilantë shqiptarë, të cilëve u është refuzuar azili në këtë vend. Muajt e fundit shqiptarët janë kthyer në grupimin me të madh që kërkon azil në këtë shtet, duke sjellë irritime të shumta tek një pjesë ligjvënësish dhe politikanësh holandeze.

Avioni i parë charter do të niset diten e premte në oren 11:00 nga Holanda, dhe pritet që të ulet në Rinas në orën 14:00. Aty azilantët do të dorëzohen tek autoritetet perkatese.

Ministria e Brendshme e Shqipërisë nuk e din numrin e azilkërkuesve që do të kthehen nga Holanda.

Kjo pasi një numër i madh azilantësh udhëtuan në këtë vend për të përfituar pagesa sociale