Në qytetin gjerman, Hamburg, sot solemnisht u hap Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli dhe Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, uruan Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës, Gramos Begolli, si dhe qytetarët nga Kosova që jetojnë e punojnë në këtë qytet.
Po ashtu, vlen të theksohet se të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe përfaqësues të Korit Diplomatik dhe Senatit të Hamburgut. /Albinfo.ch



