Në mesin e 100 të prekurve nga koronavirusi në Greqi, mësohet që gjenden edhe katër shqiptarë. Mediat greke bëjnë me dije se katër shqiptarët janë me origjinë nga Saranda dhe jetojnë në ishullin Zakynto të Greqisë.
Bëhet fjalë për vëlla e motër dhe bashkëshortët e tyre, të moshës 55-60 vjeçarë. Një çift janë pronarë të një restoranti në zonë turistike që funksionon vetëm gjatë sezonit veror, ndërsa çifti tjetër pronar të një minimarketi, gjithashtu kryesisht punë sezonale.
Për të shfrytëzuar pushimet, dy çiftet udhëtuan në Egjipt dhe Izrael. Nga grupi i madh i udhëtarëve kanë rezultuar pozitivë. Një 66-vjeçar, pjesë e këtij grupi, ku ishin edhe shqiptarët, ka ndërruar jetë.