Sipas Institutit Robert Koch (RKI), incidenca shtatëditore në Gjermani ka pasur një rënie të lehtë, transmeton albinfo.ch. Kështu, incidenca e regjistruar sot atje ka qenë 719.2 ndërsa një ditë më parë ajo ishte 720.4, shkruan srf.ch.
Në përgjithësi, numri i infeksioneve të identifikuara është rritur me 109,694 duke arritur në shifrën mbi 29.56 milionë. Por, kjo është për 8,038 raste më pak se të premten e një jave më parë, kur ishin regjistruar 117,732 infeksione të reja.
“Platoja” (ndërprerja e rritjes) po shfaqet”, shkruan RKI.