Partia Social-Demokrate gjermane e qendrës së majtë (SPD) dëshiron t’u japë punëtorëve të drejtën për të punuar nga shtëpia.
Gazetat e grupit mediatik “Funke” përmendin një dokument strategjik mbi botën e ardhshme të punës, për të cilën udhëheqja e SPD-së dëshiron të bjerë dakord në ditët e ardhshme.
“Ne do të përfshijmë të drejtën për punët e zyrës në shtëpi, në mënyrë që shumë punëtorë të përfitojnë nga epërsitë e botës dixhitale”, thuhet në dokument.
Përveç kësaj, punonjësit duhet të jenë në gjendje të paguhen edhe për orët jashtë orarit, transmeton “ATSH”.
Koha e lirë mund të shpenzohet, për shembull, me fëmijët ose duke u kujdesur për të afërmit, përcjell albinfo.ch.
SPD është në krizë të thellë dhe është e angazhuar për rinovimin e saj