Vala e nxehtësisë që goditi Gjermaninë jo vetëm që shkakton probleme për njerëzit, po ndikon gjithashtu në rrugë.
Ekspertët kanë frikë se pjesët e autostradës mund të ndikohen nga nxehtësia, duke rritur rrezikun e aksidenteve, përcjell albinfo.ch.
Kjo është arsyeja pse autoritetet kanë imponuar kufijtë e shpejtësisë në pjesë të autobahnit të vendit, i cili njihet për moskufizim të shpejtësisë.
Disa pjesë të A9 dhe A38 në jug të shtetit gjerman Sachsen-Anhalt janë subjekt i kufizimeve të shpejtësisë deri në njoftimin e radhës, sipas kreut të autoritetit shtetëror të ndërtimit të rrugëve, Uwe Langkammer. Dhe, limiti i shpejtësisë në këtë pjesë është 120 km/h. Kurse, një limit prej 100 km / h është vendosur për A9 në drejtim të Munihut.
Paralajmërohet se mund të vendosen më shumë kufizime shpejtësie ose masa, nëse vazhdon ngrohja ekstreme. Ndërkohë, në verën e vitit 2015, nxehtësia shkaktoi një dëmtim të madh të një pjese të A9.