Ministri gjerman i Shëndetëtisë, Jens Spahn, tha se duhet të ndërmerren veprime urgjente për të frenuar valën e katërt të pandemisë së koronavirusit.
“Duhet të bëjmë gjithçka për të thyer dinamikën, përndryshe do të jetë një dhjetor i hidhur për gjithë vendin”, theksoi Spahn në Berlin, përcjell Albinfo.ch.
Ai ka kërkuar futjen e të ashtuquajturit rregulli kufizues “2G”, i cili lejon akses në ngjarje publike vetëm për ata që janë vaksinuar ose që janë shëruar nga Covid-19.
Ai në mënyrë specifike përjashton testimin për virusin si një alternativë.
Spahn njoftoi një rritje të pagesave për mjekët për administrimin e vaksinave në një përpjekje për të rritur normat e lëkundura të vaksinimit.