Gjatë muajit janar në Gjermani kanë ardhur 64700 refugjatë. Siç bën të ditur Policia Federale, mesatarisht në kufijtë e këtij vendi për çdo ditë kanë hyrë nga 2086 persona, shkruan agjencia e lajmeve reuters. Shumica e madhe e të tre këtë e kanë bërë përmes Austrisë.
Këto shifra janë dukshëm më të ulëta se ato të regjistruara gjatë dhjetorit të vitit të kaluar, kur mesatarja e të ardhurve ishte 3000 në ditë, transmeton albinfo.ch. Ndërsa gjatë muajve të verës kjo mesatare ditore shkonte edhe në 8000 e më shumë refugjatë.
Ekspertët, këtë rënie e shpjegojnë me motin dimëror në Detin Egje, i cili për shumë refugjatë është hapi i parë i udhëtimit të tyre nëpër rrugën ballkanike.
Megjithë këtë zvogëlim numri, po u vazhdua me këtë ritëm, megjithatë deri në fund të vitit në Gjermani do të vijnë më shumë se 760 mijë refugjatë.