Këshilli i Madh i Gjenevës po debaton nëse do të ofrojë ndihmë financiare për pronarët e shtëpive që dëshirojnë të instalojnë forma më të qëndrueshme të ngrohjes.
Diskutimi i së premtes u përshkrua si “i gjallë” nga shtypi zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Ideja është që kantoni të paguajë gjysmën e kostos për të gjitha rinovimet.
Por, ministrja e Financave, Nathalie Fontanet, e përshkroi koston si ‘monstruoze’, pasi mund të kushtonte miliarda.
Projektligji do të kthehet në Këshill në seancën e ardhshme, por mbështetësit, socialistët dhe të gjelbërtit tashmë po flasin për ta çuar atë në referendum.