Të shtunën dhe të dielën do të zhvillohen ndeshjet e para të sezonit pranveror të Superligës së Zvicrës në futboll, shkruan albinfo.ch.
Në javën e 20-të do të zhvillohen disa ndeshje mjaft interesante. Nga ora 19:00 takohen Luzern-Lausanne dhe derbi Young Boys-St. Gallen.
Të dielën në program janë tri sfida nga ora 16:00, Basel-Lugano, Sion-Grasshoppers dhe Zurich-Thun.
Young Boys udhëheq në renditje pas javës së 19-të me 40 pikë, dy më shumë se kampioni Basel.
Pikërisht lufta për titull do të zhvillohet ndërmjet këtyre dy skuadrave. Kujtojmë që në Superligën e Zvicrës luajnë një numër i madh i futbollistëve shqiptarë, që janë vendimtarë për skuadrat e tyre.