Sipas “Exit-Poll” të “Klan Kosovës”, edhe Komuna e Ferizajt do të shkojë në balotazh.
Në Ferizaj, ka befasuar Agim Veliu i PDK-së, duke fituar 39.5 %, kurse në vendin e dytë është Muharrem Sfarqa i LDK-së me 31.1 %. Ky i fundit ishte edhe kryetar në mandatin e kaluar, përcjell albinfo.ch.
Në vendin e tretë është Faton Topalli i VV-së me 23 %.
Nëse edhe rezultatet nga Komisioni Qendror Zgjedhor dalin të njëjta, atëherë në balotazh do të shkojnë Agim Veliu dhe Muharram Sfarqa.
Veliu ka thënë se kjo është një fitore e PDK-së dhe do të fitojë në balotazh.