Të premten, më 25.11.2022, nga ora 19:30, në ETH Zürich, HG F5 (në ndërtesën kryesore) do të mbahet një ligjëratë lidhur me shqiptarët që jetojnë në Luginën e Presheves, shkruan albinfo.ch.
I ftuar special do të jetë edhe deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Në këtë mbledhje që do ta organizojë shoqata „Studenti“ në Cyrih, do të trajtohen tema të ndryshme që i preokupojnë banorët shqiptarë që jetojnë në Luginën e Preshevës dhe më gjerë.
Ligjërata do të mbahet në gjuhën shqipe.
Kur: Të premten, më 25.11.2022, nga ora 19:30.
Ku: Në ETH Zürich, HG F5 (në ndërtesën kryesore).

