Peshkatarët durrsakë kanë kapur një peshkaqen 3.85 metra të gjatë, me peshë rreth 400 kg.
Peshkaqeni u kap nga anija “Nesimi” në 100 metra thellësi në drejtim të Durrësit, përcjell albinfo.ch.
Peshkaqeni ra në rrjeta ditën e djeshme, ndërsa e gjithë sasia e tij u ble nga restorantet e zonës, raportojnë disa media në Tiranë.
Marinarët e anijes përshkuese “Nesimi” deklaruan se kjo ishte hera e parë që kanë kapur një peshkaqen kaq të madh.