Duke filluar nga dimri i ardhshëm, një qendër e re azili në nivel federal në qytetin e Cyrihut do të krijojë mundësi për strehimin e 500 azilkërkuesve. Siç bëjnë të ditur Enti Federal për Migracion dhe autoritetet e qytetit të Cyrihut, qendra e re, e madhe e azilit do të ngrihet në arealin Duttweiler, që është në afërsi të qendrës së qytetit.
Në këtë hapësirë, organet përgjegjëse federale do të testojnë procedurat e shpejtuara të azilit. Ato procedura mbështeten në konceptin e ri, sipas të cilit të gjitha palët do të jenë të grumbulluara në të njëjtin vend: azilkërkuesit, autoritetet shtetërore, mbrojtësit juridikë dhe profesionistë tjerë, të nevojshëm.
Enti Federal për Migracion ka për qëllim që këtë hapësirë ta marrë me qira nga qyteti i Cyrihut për 15 vite. Si kundërshpërblim, qyteti merr përfitime financiare nga kjo marrëveshje.